08:22 / 08.04.2021
13.903 raste aktive me koronavirus në Kosovë
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.
Ndryshe, tashmë janë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.























