Dita e Kushtetutës, nderon të gjithë të rënët për Kosovë

Dita e Kushtetutës, nderon të gjithë të rënët për Kosovë

Sot bëhen 13-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Arsim Bajrami, bashkëhartues i Kushtetutës, tha se Kushtetuta është akti më i lartë i një shteti.

Ai sot në në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ka folur për historikun e Kushtetutës së Kosovës.

"Dita e Kushtetutës, nderon të gjithë të rënët për lirinë Kosovë", tha ai.

Sipas tij Shteti i Kosovës ka lindur, pas gjenocidit që Serbia ka bërë ndaj popullit të Kosovës.


MË SHUME NGA Nacionale