​Ramosaj: Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk është cenuar nga shqiptarët

​Ramosaj: Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk është cenuar nga shqiptarët

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është deklaruar pas letrave të shkëmbyera mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe organizatës “Europa Nostra” lidhur me Manastirin e Deçanit.

Ramosaj thotë se asnjëherë Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqiptarë të Deçanit por që ky manastirit është mbrojtur e ruajtur historikisht.

Ramosaj shkruan edhe se “’Europa Nostra" e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare Serbe ushtruar mbi shqiptarët”.

Postimi i plotë i Deçanit:

Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kanë vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë.

Synim i yni është realizimi i konceptit për zhvillim Ekonomik, përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me nji mirëqenie me të lartë ekonomike.

Kaq e thjeshtë është!

Asgjë përtej kësaj!

Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbështesin kauzat e sëmura të manastirit, janë që ta ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.

E kemi theksuar gjithmonë sot e tërë ditën, jemi përkujdesur e zotuar që të jetojmë në harmoni me personelin e manastirit të Deçanit, andaj mos investoni askush të jetë ndryshe.

E them me përgjegjësi të lartë se, asnjëherë Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqiptarë të Deçanit, përkundrazi është mbrojtur e ruajtur historikisht.

Po ashtu me përgjegjësi konstatoi që çdo incident që nga 2005 e deri tani i ndodhur në Manastir është kryer nga vet personeli i manastirit dhe është financuar e autorizuar nga vet ky personel.

Për këtë kanë të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së.

,,Europa Nostra" e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare Serbe ushtruar mbi shqiptarët.

Ne jemi të përkushtuar të jetojmë ne Harmoni e në Paqe më të gjithë ata që e duan këtë qytet

në të cilin gjindet edhe trashëgimia botërore e quajtur Manastiri i Deçanit i ndërtuar e i ruajtur nga vet ne.

B.R