Ndërtohet statuja e re 43 metra e Jezus Krishtit në Brazil

Ndërtohet statuja e re 43 metra e Jezus Krishtit në Brazil

Statuja, që do të quhet Krishti Mbrojtësi, do të jetë 43 metra e gjatë përfshirë piedestalin, duke e bërë atë një nga statujat më të larta të Krishtit në botë me krahët e zgjatur.

Në Brazilin e Jugut, po ndërtohet statuja e re gjigande e Krishtit, me përmasa më të larta se statuja ikonike Krishit në Rio de Janeiro.

Koka dhe krahët e shtrirë u shtuan këtë javë në statujë, e cila është në ndërtim që nga viti 2019 në qytetin Encantado, në shtetin e Rio Grande do Sul.

Monumenti është planifikuar të përfundojë në fund të këtij viti, sipas Shoqatës së Miqve të Krishtit, e cila po koordinon punën.

“Kjo është një ditë për festë, për përkushtim”, tha Gilson Conzatti, një këshilltar lokal dhe djali i Adroaldo Conzatti-t, politikanit që ideoi statujën.

Conzatti, i cili ishte kryebashkiaku i qytetit, vdiq në mars si pasojë e COVID-19.

Statuja e quajtur ‘Christ the Protector’ (Krishti mbrojtësi jonë) që do të jetë më e lartë se statuja ikonike Christ the Redeemer në Rio de Janeiro, po ndërtohet në Brazilin e Jugut.

Statuja, që do të quhet Krishti Mbrojtësi (Christ the Protector) , do të jetë 43 metra e gjatë përfshirë piedestalin, duke e bërë atë një nga statujat më të larta të Krishtit në botë me krahët e zgjatur.

Ajo do të ketë një ashensor të brendshëm dhe një hapsirë vëzhgimi nga lart, afër majës.

Në krahasim, Christ the Redeemer , ka përmasa 38 metra, përfshirë piedestalin dhe shtrihet kat pas kati.

Encantado, një qytet me 22 mijë banorë, shtrihet 145 kilometra (90 milje) në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit Porto Alegre.

Projekti ka për qëllim të nxisë besimin dhe të inkurajojë turizmin në zonë, thonë mbështetësit e tij.

Një ekip skulptorësh babë e bir, Genesio dhe Markus Moura, po mbikëqyrin punën.

Buxheti i projektit prej 2 milionë realësh (350 mijë $) po financohet tërësisht përmes donatorëve, sipas Shoqatës së ‘Miqve të Krishtit’ me bazë vullnetare.

Grupi po vazhdon të mbledhë fonde. Uebfaqja e këtij grupi përmban edhe lotarinë e një makine.


MË SHUME NGA Kuriozitete