18:16 / 12.04.2021
Ambasada britanike uron myslimanët në Kosovë për fillimin e Ramazanit
Ambasada britanike në Kosovë e ka uruar muajin e Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në botë.
“Do të donim që t’ua urojmë të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe mbarë botën fillimin e Ramazanit dhe ua dëshirojmë një Ramazan të bekuar”, thuhet në urimin e ambasadës britanike.
























