Ambasada Amerikane uron Muajin e Ramazanit

Ambasada Amerikane uron Muajin e Ramazanit

"Muaji i Ramazanit na kujton të gjithëve nevojën për të reflektuar në sjelljen tonë personale dhe për t`u përkushtuar në mbështetjen e familjeve dhe komuniteteve tona".

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Muajin e Ramazanit.

Kjo ambasadë në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se Muaji i Ramazanit na kujton të gjithëve nevojën për të reflektuar në sjelljen tonë personale dhe për t’u përkushtuar në mbështetjen e familjeve dhe komuniteteve tona.