Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë
BKT
Kosovë

Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë

Në Sllatinë janë përkujtuar 6 dëshmorët Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu dhe 13 martirët Rrahman, Brahim, e Habib Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 22 vjetorin e rënies. Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, bëri homazhe tek vendi i rënies në Sllatinë si dhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Kryetari Ilazi tha se dëshmorët ishin ideatorët, projektuesit dhe vizionarët e së ardhmes sonë të ndritur. Ai tha se liria kishte sakrificën e saj, ndërsa dëshmorët ishin ata që u përballën me një armik të pabarabartë në luftë, por që në fund ky përkushtim i tyre u kurorëzua me lirinë e shumëpritur ndërsa shtoi se dëshmorët dhe martirët janë gardianët e lirisë dhe pavarësisë që sot e gëzojmë. 
Pranë vendit të rënies dhe tek Varrezat e Dëshmorëve janë vendosur lule të freskëta.


MË SHUME NGA Kosovë