Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal e Media
BKT
Kosovë

Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal e Media

Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, nën drejtimin e kryetares Doarsa Kica Xhelili, mbajti sot mbledhjen konstituive.

Konform rregollores së punës, kryetarja hapi diskutimin për planin e punës së komisionit dhe hapat e ardhshëm në caktimin e prioriteteve.

Anëtarët e komisionit njëzëri u dakorduan që t’i adresohen Kryesisë së Kuvendit me kërkesën që fushëveprimtaria e këtij komisioni ta mbulojë edhe administratën publike. 

"Sot u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media.Pas konstituimit të Komisionit dhe diskutimit lidhur me cështje të ndryshme, u zotuam për bashkëpunim të mirëfilltë në interes të përgjithshëm, pa dallim politik, duke i respektuar rregullat dhe procedurat konform Rregullores së Kuvendit. Ky Komision, ndër të tjera, ka mandat të mbikqyrjes së punës së Komisionit të Pavarur për Media. Lidhur me këtë, dje me datë 12.04.2021, kemi pranuar Raportin vjetor të punës për vitin 2020.Rrjedhimisht, raporti ndahet sot me anëtarët e tjerë të Komisionit, ndërsa Komisioni i Pavarur për Media do të ftohet për raportim në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet me datë 20.04.2021, në orën 10:00", ka shkruar në profilin e saj në "Facebook", kryetarja Doarsa Kica Xhelili.

Përbërja e komisionit:

Kryesuese,  Doarsa Kici Xhelili

Nënkryetari , Mergim Lushtaku

Anëtarët e Komisonit:

Besnik Tahiri

Agim Veliu

Igor Simiq

Besim Muzaqi

Nijazi Isaku

Valon Ramadani

Fitim Haziri

Floretë Zejnullahu


MË SHUME NGA Kosovë