Osmani dhe Kurti në bisedime për emërimin e drejtorit të AKI
BKT
Kosovë

Osmani dhe Kurti në bisedime për emërimin e drejtorit të AKI

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu tha se Kurti e Osmani kanë shtuar konsultimet në këtë drejtim, dhe shumë shpejtë do të emërohet drejtori i ri i AKI.

Agjencia Kosovare e Intelegjencës  ka mbetur tash e një kohë të gjatë me ushtrues detyre të drejtorit.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani janë shtuar konsultimet në lidhje me drejtorin e ri të AKI.

Ai tha se së shpejti pritet të emërohet kryesuesi i institucionit kryesor të sigurisë në vend.

“Emërimi i drejtorit të AKI bëhet në konsultim me kryeministrin dhe presidentin. Ne jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj çështje dhe po punojmë që kjo të mbyllet sa më parë. Kurti e Osmani kanë shtuar konsultimet në këtë drejtim, dhe besoj që shumë shpejtë do të emërohet drejtori i ri i AKI”, tha Kryeziu.

Ndryshe, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, për zgjedhjen e drejtorit të AKI, duhet pajtueshmëri mes kryeministrit dhe presidentit.


MË SHUME NGA Kosovë