Kryetari i Prizrenit nxjerr me forcë nga zyrat partitë politike
BKT
Kosovë

Kryetari i Prizrenit nxjerr me forcë nga zyrat partitë politike

Në komunën e Prizrenit, sot ka nisur largimi i zyrave të partive politike që janë të vendosura në pronat e komunës.

Sipas një reagimi nga kryetari i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj, sot janë nxjerrë me dhunë jashtë zyreve të gjitha partitë politike nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Totaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'Facebook' tha se pushteti lokal i VV-së dhe Haskukës në Prizren në mes të pandemisë dhe në fillim të muajit të shejtë të Ramazanit me dhunë nxjerr jashtë zyreve të gjitha partitë politike.

Postimi i plotë:

Pa  pasur fare konsideratë për kontributin e tyre nder vite si dhe për zhvillimi e demokracisë në qytet, pushteti lokal i VV dhe Haskukës në Prizren në mes të pandemisë dhe në fillim të muajit të shejtë të Ramazanit me dhunë nxjerr jashte zyreve të gjitha partitë politike.
No Comment !

-Poashtu lidhur me këtë kanë reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni u shpreh se nuk ndjehet mirë me mbylljen e zyrës, por se i respektojnë vendimet.

“Nuk ndjehem mirë as unë as të gjithë ata qytetarë që me vite e kanë frekuentua këtë zyre. Fakti që po mbyllet kjo zyre do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, ndaj tyre po ushtrohet një lloj presioni apo shantazhi që tu pamundësohet aktiviteti partiak dhe politik. Por pavarësisht kësaj ne i respektojmë vendimet sepse e kemi kulturën shtetërore dhe institucionale”, u shpreh Quni.

Ai tha se qytetarët tash janë të bindur se çfarë do të thotë kur pushteti centralizohet.

Asamblisti i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se këto zyre nuk janë pronë e komunës, por se kanë respektuar vendimin.

“Kjo nuk është pronë  e komunës, por ne e kemi respektuar vendimin dhe e kemi liruar zyrën. Për procedurat tjera do të shihemi në gjykatë”, tha Baldedaj.


MË SHUME NGA Kosovë