Arrestimi i doktorit Ibrahim Hoti, reagon Shoqata e Pulmologëve të Kosovës

Arrestimi i doktorit Ibrahim Hoti, reagon Shoqata e Pulmologëve të Kosovës

Shoqata e Pulmologëve të Kosovës ka reaguar lidhur me arrestimin dhe suspendimin e doktor Ibrahim Hotit nga Podujeva.

Në reagimin e tyre thuhet se ky akt është i paprecedent i cili është bërë pa u vërtetuar paraprakisht rrethanat edhe pa u sqaruar ngjarja në tërësi.

“Me indinjatën më të thellë, Shoqata I bënë thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më parë të lirojnë Dr. Ibrahim Hotin, dhe të kthehet menjëherë në vendin e tij të punës, në mënyrë që pacientët të mos privohen për asnjë moment nga trajtimi i nevojshëm”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se vperime të tilla e denigrojnë personalitetin e mjekut dhe e dekurajojnë atë në luftën e përditshme kundër pandemisë COVID-19.

“Të gjithë punëtorët shëndetësor, sidomos ata që kanë qenë në ballë të luftës kundër pandemisë gjatë muajve të fundit, kanë punuar jashtëzakonisht shumë, me orar të stërzgjatur dhe nën presione të paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qenë I pranishëm te familjet e tyre. Dr. Ibrahimi është i vetmi pulmolog në institucionet publike shëndetësore të Komunës së Podujevës dhe tani në kulmin e pandemisë, kur numrat e pacientëve të cilëve ju nevojitet trajtimi janë më të larta se kurrë, ky veprim I ngutshëm është kundër çdo arsyeje të shëndosh”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Pulmologëve të Kosovës.

Shoqata ka kërkuar që edhe nëse nuk e kanë përkrahjen e mjaftueshme, t’u lejohet që ta kryejnë detyrën e tyre gjatë kësaj periudhe të rëndë me pandeminë.