Nëndetësja humb në thellësitë e oqeanit, në bord 52 marinarë

Nëndetësja humb në thellësitë e oqeanit, në bord 52 marinarë

Një nëndetëse që po stërvitej në afërsi të ishullit të Balit nuk jep më asnjë shenjë jete pas zhytjes së saj në thellësitë e oqeanit.

Bëhet fjalë për nëndetësen indoneziane e klasit Chakra e quajtur Nanggala -402, e ndërtuar në Gjermani në vitet ’80 por e rimodernuar pothuajse totalisht në 2012 në kantieret koreano-jugore.

Nëndetësja kishte brenda saj 53 marinarë, që po stërviteshin në ujërat e Balit. Forca të shumta detare indoneziane dhe të vendeve të tjera iu drejtuan vendit ku mendohet se ka ndodhur aksidenti, dhe janë parë njolla të mëdha vaji, raporton A2.

Indonezia disponon aktualisht një flotë prej 6 nëndetësesh, dy prej tyre të prodhuar në Gjermani dhe 4 në Korenë e Jugut

Sipas analizave të para, nëndetësja mund të ketë pasur një shkëputje energjie gjatë zbritjes që nuk i ka lejuar drejtuesve të analizojnë një thellësi më të madhe se ajo që mjeti ushtarak mund të mbajë, që në rastin konkret ishte rreth 250 metra.

Indonezia disponon aktualisht një flotë prej 6 nëndetësesh, dy prej tyre të prodhuar në Gjermani dhe 4 në Korenë e Jugut, më të reja, por vendi aziatik me 270 milionë banorë mendon ta zgjerojë atë brenda vitit 2024.


MË SHUME NGA Kuriozitete