Tiranozauri Rex, më i ngadaltë se njeriu

Tiranozauri Rex, më i ngadaltë se njeriu

Tiranozauri Rex ishte një gjahtar i frikshëm, por në ecje ai ka të ngjarë të endej në Tokë me një ritëm më të qetë se sa ai i njeriut.

Ky është përfundimi i analizave anatomike ku studiuesit holandezë llogaritën shpejtësinë normale të ecjes së gjigantëve me rreth 1,28 metra në sekondë, ekuivalente me 4,6 kilometra në orë.

Për krahasim, shpejtësia mesatare e ecjes së njerëzve është rreth 1,34-1,42 metra në sekondë ose 4,8 deri 5,1 kilometra në orë.

Sipas Universitetit të Amsterdamit shpejtësia normale e ecjes zakonisht mund të përcaktohet tek kafshët duke vëzhguar pjesët e trupit të përfshira, ritmet e tyre natyrore duke pasur parasysh strukturën e përgjithshme dhe nevojën që kafshët kanë të ruajnë energjinë.

Në rastin e Rex-it, i cili ishte deri në 13 metra i gjatë dhe peshonte 9 tonë, mendohet të ketë ecur më ngadalë se sa njeriu.

 

 


MË SHUME NGA Kuriozitete