Deputeti Shala viziton vëllezërit Demaj të cilët janë liruar nga burgu
BKT
Kosovë

Deputeti Shala viziton vëllezërit Demaj të cilët janë liruar nga burgu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar familjen Demaj në Abri të Epërme të Drenasit, me rastin e lirimit nga burgu të katër vëllezërve Demaj.

“Vëllezërit Demaj ishin luftëtarë të denjë të Ushtrisë Çlimtare të Kosovës dhe dhanë kontribut të rëndësishëm për lirinë dhe çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi i plotë i Shalës:

Sot së bashku me disa bashkëluftëtarë ishim në Abrit të Epërme të Drenasit për vizitë në odën e familjes së plakut Sali Demaj, babai i katër vëllezërve Demaj, bashkëluftëtarë tanë që këtyre ditëve u liruan nga burgu pas përfundimit të padrejtësisë ndaj tyre.

Vëllëzërve Demaj ju dëshiruam mirëseardhje, shëndet e gëzime me urimin qoftë e fundit kjo padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së!

Vëllezërit Demaj ishin luftëtarë të denjë të Ushtrisë Çlimtare të Kosovës dhe dhanë kontribut të rëndësishëm për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Asnjë akuzë nuk e zbeh dhe nuk e zvogëlon misionin e shenjtë të UÇK-së për liri dhe çlirim.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë