08:51 / 27.04.2021
2,140 viktima nga Covid-19 në Kosovë
Nga 13 marsi i vitit 2020 janë infektuar 104,196 persona me koronavirus.
Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur edhe janë paraqitur për herë të parë dy raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 104 mijë e 196.
Shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 2 mijë e 140 qytetarë në Kosovë. Të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Aktualisht në vend janë 10 mijë e 84 raste pozitive me COVID-19.























