Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga kryetari i Bashkisë së Vlorës
BKT
Kosovë

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga kryetari i Bashkisë së Vlorës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili e ka uruar me rastin e rizgjedhjes Kryeministër i Qeverisë së Kosovës. 

Në letrën  e urimit, kryetari Leli ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Vlora me Kosovën. 

Ndër të tjera, ai ka thënë se do të mbesin të hapur për të çuar përpara bashkëpunimin që do të ndihmojë promovimin e ndërsjellë turistik e kulturor, me fokus rritjen  ekonomike që është jo vetëm në interes të qytetarëve, por edhe zhvillimit gjithëpërfshirës të të dy vendeve. 


MË SHUME NGA Kosovë