11:31 / 30.04.2021
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat nesër mban protesta
SPSP njofton se protesta mbahet për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka lajmëruar se me 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të mbajë protesta, për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.
SPSP njofton se protesta fillon në orën 11:00 në sheshin Zahir Pajaziti dhe vazhdon deri para Teatrit Kombëtar.























