Pas grindjes në punë, shoferi i ekskavatorit shkatërron gjithçka

Pas grindjes në punë, shoferi i ekskavatorit shkatërron gjithçka

Mark Green, 44 vjeç, u arrestua nga policia në Riding të Anglisë, pas një veprimi vërtetë të çuditshëm. Ai shkatërroi gjithçka aty ku kishte punuar për një kohë të gjatë.

Pas një mosmarrëveshje me një person në kompaninë e krijuar në vitin 2005, 44-vjeçari mori ekskavatorin me të cilin punonte dhe shkatërroi një kamion, furgonë dhe zyrën. Një dëm total i cilin shkon në 700 mijë paund.

Pamjet e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë dëmin e shkaktuar nga Mark Green. Në fund, ai ktheu në një anë edhe një kamion të ngarkuar me 44 ton materiale skrapi.

“Ai ka punuar në këtë kompani për vite me radhë dhe pastaj ndodhi kjo. Me të vërtetë i ka shokuar të gjithë”, tha një koleg i 44-vjeçarit.

Mark Green do të përballet tashmë me ligjin për dëmin e shkaktuar, ndërsa shkaqet e vërteta dhe personi me të cilin ai ka pasur përplasje ende nuk dihen.