Vdes gazetari dhe ish-veterani i UÇK-së, Valdet Berisha
BKT
Kosovë

Vdes gazetari dhe ish-veterani i UÇK-së, Valdet Berisha

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në Facebook.

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-gazetari, Valdet Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.

“Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës” shkruan Elezaj në Facebook.

 

Postimi i plotë:

 

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e veteranit të UÇK-së e ish gazetarit, Valdet Berishës.

Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës.

I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, ish bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.


MË SHUME NGA Kosovë