Haradinaj shtroi iftar për përfaqësuesit e BIK-ut

Haradinaj shtroi iftar për përfaqësuesit e BIK-ut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shtruar sonte Iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve.

Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës.

Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat.

Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja!