“Kulla Ciel” hoteli më i lartë në botë pritet të përfundojë në 2023

“Kulla Ciel” hoteli më i lartë në botë pritet të përfundojë në 2023

Njeriu që ndërtoi hotele në Dubai, vë në zbatim projektin ambicioz

Kulla Ciel që do të ndërtohet në Dubai, pritet të jetë hoteli më i lartë në botë. Ai do të ketë më shumë se 1 mijë dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate. Hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe të jetë një ndërthurje e luksit dhe arkitekturës moderne. Projekti do të jetë gjithashtu efikas në energji, duke përdorur 25% më pak energji për kondicionimin e ajrit.

Është pikërisht presidenti i firmës Arkitekturore dhe Inxhinierike Norr, Yahya Jan, i cili ka bërë edhe disa prej ndërtesave më të njohura të Dubait si, Hotelet Atlantis dhe Shangri-La.

“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me arkitekturën. Ka të bëjë me arkitekturën dhe inxhinierinë që vijnë së bashku. Kjo është arsyeja pse unë e dua shumë. Ai është pasioni im, konvergjenca e shkencës dhe artit”, u shpreh Jan.

Jan u rrit në Pakistan dhe u transferua në SHBA, në moshën 18-vjeçare për të studiuar inxhinieri strukturore në Princeton. Ai shkoi për herë të parë në Dubai në 1996, por thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do të linte një trashëgimi të tillë, duke modeluar disa nga ndërtesat më ikonike të qytetit. Sa i përket Kullës Ciel, Jan shpreson që ajo të shihet si e përjetshme, si Empire State Building ose Chrysler Building në Neë York City.