Rend i gjatë dhe i paorganizuar për vaksinim para Sallës 1 Tetori

Rend i gjatë dhe i paorganizuar për vaksinim para Sallës 1 Tetori

Procesi i vaksinimit për personat mbi moshën 65 vjeçare para Sallës 1 Tetori në Prishtinë po vlerësohet si i paorganizuar mirë nga qytetarët. Ata po ankohen për pritje të gjata dhe mosrespektim i platformës E-Kosova dhe moshës, dhe personave me gjendje më delikate.

Numër i madh i personave të moshës mbi 65 vjeçare kanë pritur radhë për tu vaksinuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Mirëpo, qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të vaksinimit, pasi që sipas tyre po hynë shumë persona pa rend.

Shukrije Binaku, edhe pse tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore, askush nuk po e merr në konsideratë dhe për t’i dhënë përparësi në vaksinim.

“Protezë edhe s’marrin në dorë hiç, nuk po më lejojnë as me u afru”. Kurse, Fatmire Sadriu, është shprehur e pakënaqur me mënyrë e organizimit të vaksinimit pasi që tha se shumë persona janë futur pa rend.Ajo tha se ka aplikuar në platforma E-Kosova, por megjithatë nuk ka pasur përparësi në vaksinim.“S’kom pas frikë e kam problem se kallaballëk, interesimin pe shoh pozitive, dhe nuk ka të keqe por organizimi është dashtë me qenë ma ndryshe se kam aplikuar në E-Kosova dhe nuk ka përparësi kanë hy plot njeri pa rend”, tha ajo për EO.

Nexhmi Berisha tha se është duke pritur që nga ora 07:30 e mëngjesit derisa shtoi se nuk ka frikë për t’u vaksinuar.

Edhe Hysen Dërvisholli është shprehur tejet i zhgënjyer pasi që tha i kanë bashkuar katër komuna, që personat e moshës 65 vjeçare të vaksinohen në sallën “1 Tetori”.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga e mërkura fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.Përmes një njoftimi për media, MSh-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.

“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,v(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.