Ngrohja globale ndikon në arkeologji, gjetjet më të lashta po shkatërrohen

Ngrohja globale ndikon në arkeologji, gjetjet më të lashta po shkatërrohen

Ngrohja globale ndikon edhe në arkeologji. Në një artikull të botuar në revistën Nature, një grup studiuesish dhe arkeologësh kanë vënë alarmin për artin më të lashtë parahistorik 40 mijë vjeçar në shpellat e Indonezisë.

Një grup i madh arkeologësh janë të shqetësuar për degradimin e shpejtë të gjetjeve të shumta arkeologjike prej ndryshimeve të shpejta klimatike.

Së fundmi, ata kanë ngritur alarmin për disa piktura antike të bëra rreth 45,000 vjet më parë në Indonezi, që po degradohen shumë shpejt për shkak të ndryshimit të klimës.

Reshjet sezonale, të kombinuara me thatësirën në rritje, po kërcënojnë ruajtjen e artit në këtë shpellë, thanë studiuesit në një letër të botuar për revistën prestigjoze Nature.

Kjo shpellë është mban në faqet e saj skenën më të hershme narrative për artin parahistorik.

Përkeqësimi është përshpejtuar gjatë katër dekadave të fundit pasi rritja e emetimeve të gazrave serë nga aktivitetet njerëzore ka ndikuar në ndryshimin e klimës, veçanërisht në vendet tropikale, sipas revistës Nature.

Një rritje prej 1.5 deri në 2 gradë Celsius në temperaturat mesatare globale deri në fund të shekullit do të kishte implikime të mëdha për ruajtjen e artit shkëmbor prehistorik, njoftojnë shkencëtarët, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme.


MË SHUME NGA Kuriozitete