​Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën Prishtinë-Podujevë

​Policia jep detaje rreth aksidentit në rrugën Prishtinë-Podujevë

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë ku humbi jetën një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjerë. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit.

Ky është njoftimi i plotë:

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjerë. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje.