Treni me ngarkesë të rrezikshme del nga shinat dhe shpërthen në flakë

Treni me ngarkesë të rrezikshme del nga shinat dhe shpërthen në flakë

Një tren në Ajou doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë pas shembjes së një ure duke shkaktuar evakuimin e qindra banorëve në një qytezë të vogël.

Treni transportonte fertilizues, nitrat amonini dhe disa substanca të tjera lehtësisht të djegshme dhe për këtë arsye një ekip i posaçëm u aktivizua në zonë për evakuimin e banorëve në një rreze 5 km.

Sipas autoriteteve, shkak i këtij aksidenti të rëndë ishte shembja e një ure.