13:19 / 17.05.2021
Sekuestrohen 2.2 ton kokainë në Kosovë
Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.
Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, sipas TCH.
Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.
Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane, siç thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.
Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmuar nga pala shqiptare.
Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.























