Sërfisti australian sulmohet nga peshkaqeni dhe humb jetën

Sërfisti australian sulmohet nga peshkaqeni dhe humb jetën

Një sërfist humbi jetën në një plazh në veri të Sidneit në Australi pasi u sulmua nga një peshkaqen.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë erdhi dhe reagimi i autoriteteve që urdhëruan mbylljen e  plazheve në zonë deri në një njoftim të dytë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë u njoftuan në telefon për ngjarjen në plazhin Tuncurry që ndodhet rreth tre orë me makinë nga qyteti më i populluar i Australisë.

Fatkeqësisht, përpjekjet për të shpëtuar jetën e sërfistit rezultuan të padobishme.