Kokaina u sinjalizua nga DEA, nga Kosova dyshohet se do të shkonte në Serbi

Kokaina u sinjalizua nga DEA, nga Kosova dyshohet se do të shkonte në Serbi

Një ditë më parë u sekuestruan rreth 400 kilogramë kokainë në një kontejnerë me mish në Lipjan të Kosovës. 7 persona janë vënë nën arrest deri në këto momente dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

A2 ka mësuar se kompania në Kosovë ku kishte mbërritur kamioni është ngritur rreth 7 muaj më parë nga Bledar Habili dhe Izet Sheqiri në Kosovë, i cili ka në pronësi të gjithë magazinën. Policia vijon të qëndrojë në këtë magazinë. Kontejneri ku u gjetën 400 kilogramë kokainë vijon të jetë ende në magazinë.

Deri tani janë vënë në pranga 7 persona, ndërsa grupi hetimor do të kontrollojë edhe kamerat për të parë të gjitha lëvizjet që janë bërë në këtë kompani, sa i përket edhe ngarkesave të tjera që kanë ndodhur në magazinë, e cila ndodhet në Lipjan të Kosovës.

Administratori i kompanisë ka mohuar të kishte dijeni për kokainën. Edhe nga autoritetet shqiptare është arrestuar edhe personi tjetër që ka 40% të aksioneve të kompanisë. Kjo kompani merret me transportin e produkteve.

Sa i përket destinacionit të 400 kilogramëve të kokainës, dyshohet se një pjesë e saj do të kalonte në Serbi, ndërsa pjesa tjetër në Gjermani, në tregun Europian.