14:32 / 18.05.2021
Nisin homazhet për kompozitorin Fahri Beqiri
Kanë nisur homazhet për kompozitorin Fahri Beqiri, në Teatrin Kombëtar në kryeqytet.
Beqiri ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Valton Beqiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka njoftuar se varrimi i kompozitorit do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.























