15:31 / 18.05.2021
Nesër vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit
Vazhdohet diskutimi i programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
Kuvendi i Kosovës nesër, të mërkurën, do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.
Sipas njoftimit të kuvendit, seanca vazhdon në orën 11:00.
Përndryshe, kryeministri Albin Kurti të hënën ka prezantuar para deputetëve programin e qeverisë, program ky i cili u kritikua nga opozita si i mangët dhe jokonkret.























