Vritet një person në Pejë

Vritet një person në Pejë

Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

“Konfirmohet se rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Ambulanca ka dalur në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.