17:38 / 26.05.2021
Bislimi takon Jusufin, koordinojnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi dhe koordinimi i vizitës zyrtare së zëvendëskryeministrit Bislimi dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës do të koordinohet organizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku është paraparë të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.























