Zbulohet galaktika e re në kozmos
BKT
   Kuriozitete

Zbulohet galaktika e re në kozmos

Galaktika ngjan me Rrugën e Qumështit dhe është evoluar gradualisht dhe jo nga përplasje të dhunshme

Vrojtohet një galaktikë sozi e Rrugës së Qumështit. Karakteristika në formë spirale është tregues që galaktikat janë evoluar gradualisht dhe jo nga përplasje të dhunshme me trupa më të vegjël.

Rezultati është si rrjedhojë e një studimi të astronomëve të universitetit të Sidneit dhe është publikuar në revistën shkencore “Astrophysical  Journal  Letters”.

Galaktika në fjalë quhet UGC 10738, gjendet 320 milionë vite dritë larg nesh dhe është vrojtuar falë Very Large Telescope të Observatorit Evropian Eso të pozicionuar në Kili.

Sipas ekspertëve ky vrojtim tregon se galaktika si e jona, hasen shpesh dhe gjerësisht në kozmos , e njëkohësisht janë evoluar në mënyrë natyrale, pa shpërthime katastrofike me galaktika të tjera.