Vidra gjigande shfaqet në një lumë në Argjentinë
BKT
   Kuriozitete

Vidra gjigande shfaqet në një lumë në Argjentinë

Grabitqari mendohej i zhdukur që në vitin 1980.

Një vidër e madhe lumi që konsiderohej e zhdukur për shkak të gjuetisë dhe humbjes së habitatit u shfaq në lumin e Bermejos, në Argjentinën verilindore. Kjo lloj specieje është parë për herë të fundit në vitin 1980 në Argjentinë dhe prej më shumë se një shekulli nuk është parë asnjë në Bermejo.

“Ka dy shpjegime për kthimin e saj”, thonë shkencëtarët. “Popullatat më të afërta të këtij lloji ndodhen në Pantanalin e Paraguajit, që mund të lidhet me këtë lumë nga një distancë prej 1000 kilometrash. Shpjegimi tjetër është se mund të ketë ndonjë popullatë të mbetur që është fshehur prej kohësh, janë qenie që jetojnë në grup, kështu që mund të jetë thjesht një individ i shkëputur”.

Vidrat janë kafshë që luajnë rol të rëndësishëm në ekosistemet ujore pasi ndihmojnë në pastrimin e popullatave të peshqve. Për më tepër, rikthimi i një grabitqari që mendohej i zhdukur, mbështet projektin e restaurimit të ekosistemeve dhe mbrojtjes së tyre për të rikthyer grabitqarë të tjerë të rrezikuar në habitatet e tyre të mëparshme.