Arkivi i shkencëtarit Hawking në Universitetin e Kembrixh
Familjarët të kënaqur që kërkimet shkencore do u shërbejnë brezave.
Punimet shkencore dhe objektet personale të Prof. Stephen Hawking do të ruhen në përjetësi në bibliotekën e Universitetit të Kembrixhit.
Arkivi prej 10,000 faqesh përfshin letra nga fëmijëria, skenare nga paraqitjet e tij në TV dhe kërkimet shkencore të Prof. Hawking .
Djali i tij, Tim, u shpreh se familja ishte e kënaqur që puna dhe kujtimet e jetës së tij po ruheshin për brezat e ardhshëm.”Babai ynë do të ishte vërtet i kënaqur,” tha ai.
Prof.Hawking ishte një shkrimtar i mirë i letrave. Ai komunikoi me Papët, Presidentët e SH.B.A.-së dhe fituesit e Nobelit. Letrat, megjithatë, tregojnë se shkrimi i tij i dorës u përkeqësua pas diagnostikimit me sëmundjen e neuroneve motorike në 1963. Atraksioni kryesor për historianët do të jenë letrat kërkimore të Prof.Hawking dhe korrespondenca me bashkëpunëtorët e tij.
Statusi i tij si shkencëtari më i famshëm në botë i atribuohet paraqitjeve të tij në programe televizive të njohura si ”Star Trek” dhe ”Teoria e Big Bang”. Në arkiv është edhe skenari personal i Hawking nga dalja e tij e parë në Simpsons, në 1999. Nga aty mori nxitjen filmin ‘The Theory of Everything’, një film i cili detajonte jetën personale dhe profesionale të Steven Hawking. Filmi rrëmbeu një Oscar pasi aktori Eddie Redmayne fitoi cmimin si aktori më i mirë për rolin e tij të jashtëzakonshëm në filmin biografik .























