Superjahti luksoz
Vihet në zbatim një projekt i madh i superjahteve me vela nga seria Goliath, e cila ka vend për uljen e disa helikopterëve në një fushë basketbolli, një fushë tenisi dhe 4 fusha hendbolli.
Kjo anije luksoze është një version modern i anijes spanjolle Galleon të shekullit të16-të. Ajo mund të akomodojë deri në 350 persona, 150 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.

Dizajni i saj i mrekullueshëm, një ndërthurje mes të kuqes dhe të bardhës, si dhe 4 vela gjigande, i japin këtij superjahti një pamje spektakolare. Anija do të jetë e gjatë 158 metra.
Edhe pse me një madhësi të tillë, nuk është jahti më i madh në botë, pasi vendi i parë mbahet nga Azzam, prej 179 metra i gjatë, i cili është në pronësi të Emirit të Abu Dhabit.

Projektuesi i këtij superjahti e quajti atë, një jaht eksplorues, ku do të jetë i aftë të lundrojë në të gjithë botën në luks të garantuar.























