Kryetari i Shtimes reagon pas aksidentit ku vdiqën katër qytetarë
BKT
Kosovë

Kryetari i Shtimes reagon pas aksidentit ku vdiqën katër qytetarë

Katër qytetarë kanë humbur jetën ditën e sotme në një aksident trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt. Një person tjetër sipas policisë së Kosovës ka pësuar lëndime.

Në mesin e viktimave janë anëtarë të një familje nga komuna e Shtimes. Për këtë ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Naim Ismajli.

Ai ka shprehur ngushëllime derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të madhe. Ngushëllime familjes dhe miqve”, thuhet në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

Sapo morra lajmin e hidhur për humbjen e disa antarëve të familjes Ramadani nga komuna e Shtimes, të cilët pas një aksidenti në trafik në rrugën Ferizaj Shtime kanë ndërruar jetë.Gjithashtu të lënduarëve të tjerë shërim sa më të shpejtë.Bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të madhe.Ngushëlime famlijes dhe miqëve.N.I

 


MË SHUME NGA Kosovë