Monedha e arit shitet me një vlerë rekord

Monedha e arit shitet me një vlerë rekord

Monedha e arit Double Eagle e prodhuar në vitin 1933 u shit për vlerën rekord 18.9 milionë dollarë në ankandin Sotheby’s në Nju Jork, ndërsa pulla më e rrallë e botës u shit për 8.3 milionë dollarë.

Monedha, e vetmja Double Eagle në pronësi private u ble nga dizenjuesi i këpucëve dhe koleksionisti Stuart Weitzman në vitin 2002 për 7.6 milionë dollarë. Monedha, me një vlerë nominale prej 20 dollarësh dhe dizajn dallues të një shqiponje amerikane në fluturim nga njëra anë dhe simboli i Lirisë duke ecur ishte monedha e fundit e artë për qarkullim në Shtetet e Bashkuara.

Pulla lejla e Guinesë Britanike e prodhuar në 1856 që u shit për 8.3 milionë dollarë i dha asaj titullin e pullës më të shtrenjtë në botë.

“Blerësit e dy artikujve dëshironin të mbeteshin anonim”, bënë me dije përfaqësues të Sotheby’s. Ndërsa Weitzman, i cili koleksionon pulla dhe monedha që nga fëmijëria, ka thënë se do të përdorë paratë nga shitja për të financuar sipërmarrjet e tij të bamirësisë.