Universiteti zviceran, në mesin e 10 më të mirëve në botë

Universiteti zviceran, në mesin e 10 më të mirëve në botë

Nga ana tjetër, universiteti simotër i ETH-së, Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), renditet në vendin e 14-të.

Universiteti ETH (Instituti Federal i Teknologjisë Zvicerane) në Cyrih u vendos në vendin e 8-të në renditjen vjetore të përpiluar nga rrjeti arsimor global Quacquarelli Symonds (QS), shkruan albinfo.ch.

Nga ana tjetër, universiteti simotër i ETH-së, Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë (EPFL), renditet në vendin e 14-të.

Sondazhi përmban 1,300 universitete, nga 97 vende të botës, shkruan tutje albinfo.ch.

Theksohet se ETH është i vetmi institucion arsimor në Evropën kontinentale që përfshihet në 10 më të mirët.

Secili institucion është vlerësuar sipas pesë kritereve kryesore, rreth të cilave lexuesit mund të informohen  duke lexuar metodologjinë që ndjek rrjeti arsimor global Quacquarelli Symonds.