Gruaja me qerpikët më të gjatë në botë

Gruaja me qerpikët më të gjatë në botë

Një grua në Kinë që mban rekordin për qerpikët më të gjatë në botë, theu rekordin e saj pasi qerpikët e saj, për të cilat thotë se janë një dhuratë nga Buda, arritën në mbi 20 cm.

You Jianzia nga qyteti jugor i Changzhou e mbante këtë rekord prej vitit 2016, kur qerpikët e saj ishin 12.5 cm të gjatë. Por tashmë pas 5 vitesh ato pothuajse janë dyfishuar dhe shkojnë deri në 20.5 cm.

Doktorët kanë mbetur pa fjalë nga kjo gjë, pasi qerpikët e gruas i bien mbi faqe dhe arrijnë deri në mjekër. Por gruaja nuk është aspak e shqetësuar pasi i konsideron qerpikët e gjatë një dhuratë nga Buda.

 


MË SHUME NGA Kuriozitete