Avionët A380 mbushen me gjarpërinj e akrepa

Avionët A380 mbushen me gjarpërinj e akrepa

Që prej fillimit të pandemisë, me mijëra avionë nga e gjithë bota janë lënë në tokë.

Shumë prej tyre u dërguan përkohësisht në shkretëtira të nxehta e të thata sepse konsiderohet se atje janë kushtet ideale për ruajtjen e mjeteve fluturuese. Por siç zbuluan më pas punonjësit e mirëmbajtjes, e së fundi edhe stafi i linjës ajrore australiane Qantas, kushte të tilla tërheqin edhe disa miq te paftuar dhe shumë helmues.

Një numër gjarpërinjsh dhe akrepash janë mbledhur sidomos në zonën e rrotave dhe frenave të avionëve, duke u kthyer në një shqetësim të madh për inspektuesit, që duhet tani të përplasin këmbët e të godasin fort rrotat përpara se të nisin punën për t`i trembur e për t`i larguar. Qantasi e vendosi flotën e tij të A380-tave në shkretëtirën Mojave në Kaliforni.

Njëri prej tyre u ngrit këtë javë në fluturim për të parën herë pas 290 ditësh. Edhe pse ekspertët thonë se do të duhen të paktën 2 vjet përpara se trafiku ajror të kthehet në nivelet e përpara pandemisë, ai ka nisur ngadalë ta marrë veten fale faktit që shumë vende po i rihapin kufijtë e tyre për udhëtarët./tch


MË SHUME NGA Kuriozitete