Bëhet viral, quan djalin HTML në nder të profesionit të tij

Bëhet viral, quan djalin HTML në nder të profesionit të tij

Mac Pasqual, një web designer nga Filipine është bërë viral për shkak të emrit të pazakontë që i vendosi të birit. Ai vendoi ta quajë atë HTML, shkurtim i Hypertext Rayo Pascual, në nder të profesionit të tij.

Pascual tha për mediat lokale se emrat unik janë karakteristë e familjes së tij, duke shpjeguar se emri i tij i shkurtër është Macaroni 85, ndërsa motra e tij quhet Spageti 88. Mac shkoi më tej duke thënë se dy fëmijët e motrës së tij quhen Cheese Pimiento dhe Cheese Parmesan.

Mediat lokale raportuan se HTML lindi i shëndetshëm, me peshë 2.25 kilogramë në spitalin e Bulacanit, rreth një orë me makinë në veri të kryeqytetit, Manila.

Ndërkaq, postimi është shpërndarë më shumë se 8978 herë dhe ka frymëzuar shaka të shumta nga përdoruesit e mediave sociale. Të tjerë ishin të shqetësuar se emri i tij unik mund ta vështirësonte jetën për HTML.

“Nuk është në të vërtetë një emër njerëzor!”, komenton dikush. “Po të isha ai fëmijë, do të padisja prindërit e mi një ditë”, shton një tjetër.

 


MË SHUME NGA Kuriozitete