Kosova ka kapacitet për 250 azilkërkues

Kosova ka kapacitet për 250 azilkërkues

Shefi i misionit të UNHCR-së, Erol Arduç ka thënë se ka tre vjet që punon në Kosovë me një ekip që ka eksperiencë me refugjatë

Ai gjatë takimit me deuetët, anëtarë të Komisonit për të Drejtat e Njeriut shtoi se po operojnë në gjerësisht në Kosovë si para luftës së fundit edhe pas saj.

Ai ka treguar se situata me azilkërkues është stabile në Kosovë për shkak të ligjeve solide që ka vendi në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare.

“Jam këtu nga 2018 kam gati 3 vite dhe jam shumë i kënaqur që punoj këtu. Jam takuar me një atmosferë shumë bashkëpunuese këtu në Kosovë. Anëtarët e ekipit janë shumë të rijnë dhe kanë eksperiencë pune me 15 vite me refugjatë këtu në Kosovë”, është shprehur ai.

 “Ajo që nuk është specifike për Kosovën është sepse ne po punojmë në tërë botën. Ka njerëz që në Kosovë i dinë shumë mirë njësitë tona këtu, sepse Kosova ka një të kaluar të veçantë dhe një numër i njerëzve kanë përfituar në njësitë këtu. Ka memorie të mira për ndihmën që kanë pranuar këtu njësitë tona. Operimi i njësive tona para dhe pas konfliktit në Kosovë ka qenë shumë i gjerë”.

“Këtu ne po kujdesemi kryesisht për ata që kërkojnë azil dhe për refugjatë, ata që nuk kanë status e nacionalitet, ata janë nën kujdesin e mandatin tonë. Ne e marrim stërkit mandatin tonë. Situata e atyre që kërkojnë azil në Kosovë deri tani është stabile për shkak të disa arsyeve. E para ka ligje solide e të qarta në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe procedura të qarta”.

Tutje Arduç ka njoftuar se në Kosovë janë dy qendra kryesore të azilkërkuesve, një në Magurë me kapacitet të pranoj deri 100 persona dhe tjetra në Vranidol që mund të marr deri 140 persona.

“Kemi dy qendra të azilkërkuesve njëri në Magure që mund të pranojë 100 persona. Dhe një në Vranidol që mund të pranojë 140 persona aty. Të premten kemi bërë hapjen e kësaj qendre pas disa riparimeve si ndihmë nga BE. Këto dy qendra i plotësojnë kushtet e duhura”, ka shtuar ai.

Arduç ka treguar poashtu se Kosova më shumë është e orientuar me sigurimin e kufijve sesa sigurimin e të drejtave të personave azilkërkues, raporton EO.

“Në Kosovë mbrojtja e refugjatëve është lidhur ngushtë me kapacitet tona. Duhen përmirësime në këtë drejtim, pra të drejtat e njeriut”, ka thënë ai.

Gjithashtu shefi i UNHCR tregoi se po punohet që azilkërkuesit të integrohen sa më shpejt në shoqërinë kosovare.

“Jemi duke u fokusuar në integrimin e refugjatëve. Të bëhen pjesë e shoqërisë kosovare pasi kjo është një sfidë e madhe akoma. Si të punësohet e edukohen”, ka thënë mes tjerash ai.

Kryetarja e Komisionit, Dude Balje ka dashur të di më shumë për gjendjen e fëmijëve refugjatë.

“Për ne është e rëndësishme që secili refugjatë të ketë mundësinë dhe kushtet për një jetë normale. Kam më shumë pyetje nëse keni shifra sa fëmijë”, është shprehur ajo.

Arduç ka thënë se numri i azilkërkuesve fëmijë nuk është shumë i lartë dhe ka pasur vetëm një rast të lindjes së një fëmije.

“Kjo është një gjë me rëndësi shumë të madhe. Ne kemi një regjim ku kemi filluar të punojmë me fëmijët tani sa i përket proceduarve të duhura që së bashku me autoritetet po bëjmë procedurat standarde për operim”.

“Nuk kemi shumë fëmijë që lindin në Kosovë, e kemi pasur vetëm një rast por ata nuk qëndrojnë shumë në Kosovë janë vetëm përkohësisht këtu. Numri i fëmijëve nuk është aq i lartë, kemi 7 fëmijë të ndarë nga familja që janë këtu”, është përgjigjur ai.

Ndërsa deputetja nga VV-ja, Fjolla Ujkani ka pyetur për sugjerimet nga ana e tyre karshi refugjatëve dhe trajtimit të tyre në Kosovë.

Ndërsa Arduç ka treguar se qasja, pranimi i një refugjati në Kosovë dhe koha kur ata duhet të pranojnë një ndihmë financiare, sepse në Kosovë vonohet shumë.


MË SHUME NGA Nacionale