14:34 / 22.06.2021
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme ne Kosovë
Në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë deri 37 gradë Celsius.
Në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.























