11:13 / 23.06.2021
Dërgohet pa shenja jete një person në spitalin e Gjilanit
Një person është dërguar mbrëmë pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport.























