1 viktimë dhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
BKT
Kosovë

1 viktimë dhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1.658 testime, në 24 orët e fundit sipas IKSHPK-së, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298. Në total numri i rasteve aktive është 170.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


MË SHUME NGA Kosovë