Parashikimi i motit për të Dielën
BKT
Kosovë

Parashikimi i motit për të Dielën

Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës njofton për rënie të temperaturave deri 4 gradë gjatë ditës së dielë.

Masat e nxehta të ajrit, të cilat kanë përfshirë territorin tonë dalëngadalë po tërhiqen duke bërë që
merkuri në termometër të shënojë rënie për 3 deri 4 gradë në vlerat e temperaturave maksimale,
ndërsa minimalet gjatë natës parashihen të mbesin pothuaj konstante.

Me kushte pothuaj të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Indeksi UV mbetet në vlerat e
rrezikut dhe këshillat e IKSHP mbesin në fuqi që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt
të drejtpërdrejt me rrezet e diellit. Edhe pse këto temperatura të larta të pa regjistruara
ndonjëherë në qershor, janë shumë në dobi të shumë kulturave bujqësore e në veçanti të kulturës
së grurit sepse tani vetëm se fillon faza e korrje shirjes të kësaj kulture me rëndësi jetësore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës
parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.

 


MË SHUME NGA Kosovë