16:26 / 27.06.2021
Moti për javën e ardhshme
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius.
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme në Kosovë.
Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë dhjetë dit së parë të muajit korrik.
Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike, por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.























