Ka rënie të dhuruesve të gjakut në Kosovë
BKT
Kosovë

Ka rënie të dhuruesve të gjakut në Kosovë

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut ka rënë numri i dhuruesve të gjakut. 

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut pranon çdo ditë rreth 50 dhurues të gjakut.

Mirëpo, temperaturat e larta gjatë kësaj kohe kanë bërë që të ketë një qetësi në këtë qendër.

Kjo situatë, sipas doktoreshës Safete Maliqi Qormemeti është normale.

Ajo pohon që kohëve të fundit numri i dhurueseve është rritur dukshëm kjo për shkak të vetëdijësimit të qytetarëve.

Tutje doktoresha tha që ka ende kërkesa për plazmën konvalenciente që shërben  për të ndihmuar të prekurit me virusin korona.

Maliqi Qormemeti bën thirrje që të gjithë ata që kanë shëndet të mirë të dhurojnë gjak për t’i shpëtuar jetën dikujt që është në rrezik.

E përveç  grupit 0 pozitiv që është në mungesë grupet e tjera janë në sasi të mjaftueshme.


MË SHUME NGA Kosovë