23:39 / 02.07.2021
Shpend Ahmeti: Fokusi i ShBA-ve në vijim do të jetë dialogu
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në llogarinë e tij në twitter, ka shkruar për të nominuarin e presidentit Joe Biden, për ambasador të ri në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ahmeti kujton se Hovenier ka qenë pjesë e ekipit të Ahtisarit gjatë negociatave, e sipas tij, fokusi i SHBA’së do të jetë çështja e dialogut.
“Sot Biden ka propozuar Jeff Hovenier për Ambasador të ShBA në Kosovë. Hovenier përveç që njeh mirë Ballkanin e Kosovën ka qenë edhe pjesë e ekipit të Ahtisaarit gjatë negociatave. Do të thotë që fokusi i ShBAve në vijim do të jetë dialogu!”, shkroi kryetari Ahmeti.























